AEG BS836680HM Kochbuch Seite 21

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 32
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 20
sodën e bukës. Përzieni me kujdes të
bardhat me të verdhat e vezëve. Më pas
shtoni me kujdes masën me miell. Më
pas hidhni brumin në formën e pjekjes,
shtrojeni njëtrajtësisht në tavë dhe futeni
në furrë.
Koha në pajisje (min): 30
Pozicioni i raftit: 3
7.16 Kek Shtrusel:
Përbërësit për brumin:
375 g miell
20 g maja birre
150 ml qumësht i vakët
60 g sheqer
1 pisk kripë
2 të verdha vezësh
75 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për pjesën e shkrifët:
200 g sheqer
200 g gjalpë
1 lugë kafeje kanellë
350 g miell
50 g arra të copëtuara
30 g gjalpë i shkrirë
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër. Copëtoni
majanë e birrës, hidheni në pjesën e
hapur të miellit, përziejeni me qumështin
dhe pak miell nga anët, trazojeni me
miellin dhe lëreni masën në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa pjesa e brumit e
lyer me miell nga lart të fillojë të
plasaritet. Hidheni pjesën e mbetur të
sheqerit, të verdhat e vezëve dhe kripën
në anë të miellit. Të gjithë përbërësit
përziejini në një masë brumi me maja.
Lëreni brumin në një vend të ngrohtë që
të vijë derisa të jetë dyfishuar në masë.
Hapeni brumin dhe vendoseni në një
tavë pjekjeje të lyer me yndyrë dhe lëreni
të vijë përsëri. Sheqerin, gjalpin dhe
kanellën hidhini në një tas dhe rrihini së
bashku. Shtoni miellin dhe arrat dhe
përziejini së bashku për të formuar një
përzierje të thërrmuar. Shpërndani
gjalpin mbi brumin e ardhur dhe më pas
shpërndani njëtrajtësisht përzierjen e
thërrimeve.
Koha në pajisje (min): 35
Pozicioni i raftit: 3
7.17 Kek suedez:
Përbërësit:
5 vezë
340 g sheqer
100 g gjalpë i shkrirë
360 g miell
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
200 ml ujë i ftohtë
Tjetër:
Tavë e zezë e rrumbullakët 28 cm e
veshur në fund me letër pjekjeje
Metoda:
Sheqerin, vezët, pluhurin e vaniljes dhe
kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini për 5 minuta. Pastaj shtoni
gjalpin e shkrirë dhe përziejeni përsëri.
Shtoni miellin dhe sodën e bukës në një
masë kremoze dhe përziejeni. Në fund,
shtoni ujin e ftohtë dhe përziejeni të
gjithë masën mirë. Më pas hidhni brumin
në formën e pjekjes, shtrojeni
njëtrajtësisht në tavë dhe futeni në furrë.
Koha në pajisje (min): 55
Pozicioni i raftit: 1
7.18 Ëmbëlsirë:
Përbërësit:
2 shtresa brumi origjinal zviceran për
torta ose brumë me peta (të hapura
në formë katrore)
50 g lajthia të copëzuara
1,2 kg mollë
3 vezë
300 ml ajkë
70 g sheqer
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë pjekjeje të lyer
mirë me yndyrë dhe shpojeni fundin
gjithkund me një pirun. Shpërndani në
mënyrë të njëtrajtshme mbi brumë
lajthitë. Qëroni mollët, hiqini farat dhe
pritini në 12 thela. Shpërndani copat në
mënyrë të njëtrajtshme mbi brumë.
Përzieni mirë së bashku vezët, ajkën,
sheqerin dhe vaniljen dhe derdheni
masën mbi mollë.
Koha në pajisje (min): 45
Pozicioni i raftit: 1
SHQIP 21
Seitenansicht 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 31 32

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare