• 1 tufë majdanoz, e grirë imët
• 1 lugë kafeje gjalpë
• 1 qepë, e prerë shumë hollë
• 100 ml Noilly Prat (ose lloj tjetër
vermuti të bardhë)
• 100 ml supë
• 100 ml ajkë
• Kripë Fleur de Sel
• Piper i zi
Metoda:
Ngrohni vajin e ullirit dhe fërgojeni pak
mishin (rreth 30 sekonda) në të dyja
anët. Lëreni të ftohet pak. Vendosni
mishin dhe vajin (atë që përdorët për
fërgim) dhe të gjithë përbërësit e tjerë në
qese me vakuum, mbylleni qesen dhe
gatuajeni. Për salcën ngrohni gjalpin,
shtoni qepujkat dhe gatuajini lehtë derisa
t'u ikë ngjyra, shtoni verë dhe bouillon.
Hiqni gjysmën e salcës. Shtoni ajkën dhe
përziejeni me mikser dhe lëreni të
gatuhet sërish. Pas gatimit të mishit,
hiqeni nga qeshja, shtoni lëngun e mishit
te salca dhe shtoni disa erëza.
Rrotullojeni mishin në majdanoz dhe
priteni në 4 copa. Vendosni mishin në
pjata dhe shtoni salcën. Spërkateni me
kripë të imët dhe piper të zi të trashë.
Filetoja e viçit mund të shërbehet p.sh.
me perime pranvere të freskëta të ziera
dhe pure patatesh.
• Koha në pajisje (min): 60
• Pozicioni i raftit: 3
17. ZARZAVATE
17.1 Karota me vanilje:
Për 4 veta.
Përbërësit:
• 400 g karota, të qëruara
• 1 bishtajë vaniljeje, e prerë për së
gjati
• ½ portokall, lëngu dhe lëkura
• 1 lugë kafeje gjalpë
• ½ lugë kafeje kripë
• ½ lugë kafeje sheqer
• ½ lugë kafeje piper i bardhë i bluar
Metoda:
Pritini karotat në copë të holla (1-2 mm)
dhe përziejini me të gjithë përbërësit e
tjerë. Vendosini të shtrira në qesen e
vakuumit, mbylleni dhe gatuajeni. Karotat
dhe vanilja mund të serviren p.sh. me
peshk ose karkaleca deti.
• Koha në pajisje (min): 40
• Pozicioni i raftit: 3
18. FRUTA
18.1 Mollë:
Përbërësit:
• 2 mollë të pjekura, mesatare
• 1 glikanxo
• 1 bishtajë vanilje, e prerë në copa
Metoda:
Lani dhe qëroni mollët. Më pas prijini në
katër ose tetë pjesë dhe hiqni bërthamat.
Vendosni mollët në një qese pa ajër dhe
shtoni glikanxon dhe bishtajën e vaniljes.
Mbylleni pa ajër dhe gatuajeni. Pjata me
mollë mund të serviret e ngrohtë ose e
ftohtë, me krem anglez ose akullore.
• Koha në pajisje (min): 20
• Pozicioni i raftit: 3
18.2 Dardha me verë të kuqe:
Përbërësit:
• 2 dardha të pjekura, rreth 300 g
• 2 gota me verë të kuqe, rreth 300 ml
(p.sh. Cabernet Franc)
• 1 lugë kafeje sheqer
• Pak kanellë, 1 thelb - sipas dëshirës
Metoda:
Hidhni verën në një tenxhere dhe ziejeni
atë derisa të trashet dhe hiqni
përafërsisht gjysmën (rreth 8-10 minuta
me fuqi të lartë) dhe lëreni të ftohet. Lani
dhe qëroni dardhët, prijini në gjysmë dhe
hiqni farat. Vendosini të gjithë përbërësit
brenda qeses me vakuum. Mbylleni pa
ajër dhe gatuajeni. Pjata me dardhë me
verë të kuqe mund të shërbehet e
www.aeg.com30
Kommentare zu diesen Handbüchern