
9.3 Shinat teleskopike -
vendosja e aksesorëve
Me shinat teleskopike, mund t'i futni e
nxirrni raftet me më shumë lehtësi.
KUJDES!
Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat
teleskopike.
KUJDES!
Sigurohuni që shinat
teleskopike t'i fusni brenda
plotësisht në pajisje përpara
se të mbyllni derën e furrës.
Rafti me rrjetë:
Vendosni raftin me rrjetë te shinat
teleskopike me këmbët në pozicionin
poshtë.
Buzët e ngritura përreth raftit
me rrjetë janë një tipar i
veçantë për të parandaluar
rrëshqitjen e tavave.
Tavë e thellë:
Vendosni tavën e thellë në shinat
teleskopike.
Rafti me rrjetë dhe tavën e thellë së
bashku:
Vendoseni raftin me rrjetë dhe tavën e
thellë së bashku në shinat teleskopike.
10. FUNKSIONET SHTESË
10.1 Fikja automatike
Për arsye sigurie pajisja çaktivizohet
automatikisht pas një farë kohe nëse një
funksion i nxehjes është në veprim dhe
ju nuk ndryshoni temperaturën e furrës.
Temperatura (°C) Koha e fikjes (orë)
30 - 115 12.5
120 - 195 8.5
200 - 230 5.5
Fikja automatike nuk punon
me funksionet: sensori i
temperaturës, Kohëzgjatja,
Fund.
10.2 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
www.aeg.com34
Kommentare zu diesen Handbüchern