
5.1 Pastrimi i parë
Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen nga pajisja.
Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Pajisjen dhe aksesorët pastrojini përpara
përdorimit të parë.
Vendosni aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen në pozicionin e
tyre fillestar.
5.2 Licenca e softuerit
Softueri i përfshirë në këtë produkt
përmban softuer të mbrojtur nga të
drejtat e autorit, i licencuar sipas BSD,
fontconfig, FTL, GPL-2.0, LGPL-2.0,
LGPL-2.1, libJpeg, zLib/ libpng, MIT,
OpenSSL / SSLEAY dhe të tjera.
Mund të afishohet e gjithë kopja e
licencave në pajisje në ekranin TFT duke
ndjekur shtegun e menysë: Cilësimet
bazë / Servisi / Licenca.
Mund të shkarkohet kodi burimor i
softuerit "open source" të përdorur në
produkt duke ndjekur hiperlidhjen që
ndodhet në faqen e uebit të produktit.
5.3 Lidhja për herë të parë
Kur lidhni pajisjen për herë të parë me
rrymën elektrike duhet të vendosni si më
poshtë:
• gjuha
• ora
• formati i orës
• data
• nxehja e shpejtë
Emri ose numri i zgjedhur mund të
vendosen në dy mënyra. Lëvizeni në
pozicionin e duhur ose prekni opsionin e
zgjedhur. Mund të ndryshoni cilësimet në
meny: Cilësimet bazë.
5.4 Cilësimi i nivelit të
fortësisë për ujin
Kur lidhni pajisjen për herë të parë tek
korrenti duhet të cilësoni nivelin e
fortësisë së ujit.
Në tabelën e mëposhtme shpjegohet
gama e fortësisë së ujit me depozitën
përkatëse të kalciumit (mmol/l) dhe
cilësia e ujit.
Fortësia e ujit Depozita e
kalciumit (mmol/l)
Depozita e
kalciumit (mg/l)
Klasifikimi i
ujit
Klasa dH
1 0 - 7 0 - 1.3 0 - 50 I butë
2 7 - 14 1.3 - 2.5 50 - 100 Relativisht i
fortë
3 14 - 21 2.5 - 3.8 100 - 150 I fortë
4 mbi 21 mbi 3,8 mbi 150 Shumë i fortë
Kur fortësia e ujit tejkalon vlerat e dhëna
në tabelë, mbushni sirtarin e ujit me ujë
me shishe.
1. Merrni shiritin e ndryshueshëm
katërngjyrësh që jepet me kompletin
e furrës me avull.
2. Fusni të gjitha zonat reagente të
shiritit në ujë për afro 1 sekondë.
Mos e fusni shiritin në ujë të
rrjedhshëm!
3. Shkunde shirit për të larguar ujin e
tepërt.
4. Pas 1 minute kontrolloni fortësinë e
ujit sipas tabelës më poshtë.
Ngjyrat e zonave reagente vazhdojnë
të ndryshojnë pas 1 minute. Mos e
merrni parasysh këtë gjë gjatë
matjes.
5. Cilësoni fortësinë e ujit në meny:
Cilësimet bazë.
www.aeg.com10
Kommentare zu diesen Handbüchern