• 200 g mish i grirë
• kripë, piper
• 1 qepë, e grirë
• majdanoz i grirë
• 1 kg mish viçi pjesë gjoksi (me prerje
si xhep në të)
• perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
• 50 g pastërma derri
• 250 ml ujë
Metoda:
Njomeni bukën në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin. Më pas përzieni vezën,
mishin e grirë, kripën, piperin, qepët dhe
majdanozin e grirë.
Marinojeni tulin e viçit (me prerjen si
xhep në mes) dhe mbusheni xhepin me
masën e përgatitur. Pastaj qepeni
hapjen.
Vendoseni mishin në tavën e pjekjes,
shtoni perimet e supës, pastërmanë dhe
ujin. Kthejeni mishin pas 30 minutash.
• Koha në pajisje: 100 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
4.10 Kofshë qengji
Përbërësit:
• 2,7 kg kofshë qengji
• 30 ml vaj ulliri
• kripë
• piper
• 3 thelpinj hudhra
• 1 tufë rozmarinë e freskët (ose 1 lugë
kafeje e tharë)
• ujë
Metoda:
Lajeni kofshën e qengjit dhe thajeni,
fërkojeni me vaj ulliri dhe bëni disa prerje
tek mishi. Marinojeni me kripë e piper.
Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe pritini,
dhe së bashku me rozmarinën futini tek
të prerat e mishit.
Vendosni kofshën e qingjit në tavën e
pjekjes dhe shtoni ujë. Fundi duhet
mbuluar deri në një lartësi 10 - 15 mm.
Kthejeni mishin pas 30 minutash.
• Koha në pajisje: 150 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
4.11 Lepur
Përbërësit:
• 2 copa mish lepuri
• 6 kokrra dëllinje (të shtypura)
• kripë dhe piper
• 30 g gjalpë i shkrirë
• 125 ml salcë kosi
• perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
Metoda:
Copat e mishit të lepurit fërkojini me
dëllinjat e shtypura, kripën dhe piperin
dhe lyejini me gjalpë të shkrirë.
Vendosini copat e mishit të lepurit në një
tavë pjekjeje, hidhni sipër ajkën e thartë
dhe perimet e supës.
• Koha në pajisje: 35 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
4.12 Mish lepuri me mustardë
Përbërësit:
• 2 lepuj, secili 800 g
• kripë dhe piper
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 2 qepë të grira trashë
• 50 g pastërma prerë në kubikë
• 2 lugë gjelle miell
• 375 ml lëng pule
• 125 ml verë e bardhë
• 1 lugë çaji trumzë e freskët
• 125 ml ajkë
• 2 lugë gjelle mustardë "Dijon"
Metoda:
Pritini lepujt në 8 copa të barabarta,
hidhini kripë e piper dhe skuqini në të
gjitha anët në një tavë pjekjeje mbi vatër.
Hiqini pjesët e lepurit dhe skuqni qepët
dhe pastërmanë. Hidhni pak miell sipër
dhe trazojeni. Hidhni lëngun e pulës,
verën e bardhë dhe trumzën dhe lërini
deri sa të ziejnë.
Shtoni kremin dhe mustardën "Dijon",
vëreni sërish mishin, mbulojeni me një
kapak dhe futeni në pajisje.
• Koha në pajisje: 90 minuta
• Pozicioni i raftit: 1
4.13 Derr të egër
Për të përgatitur marinadën:
• 1,5 l verë e kuqe
• 150 g selino
• 150 g karota
www.aeg.com8
Kommentare zu diesen Handbüchern