AEG HKP65410XB Bedienungsanleitung Seite 13

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 56
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 12
Pas të keni përfunduar
gatimin dhe fikur pianurën,
ventilatori i aspiratorit mund
të vazhdojë të funksionojë
për një periudhë kohe të
caktuar. Pas kësaj kohe,
sistemi e çaktivizon
ventilatorin automatikisht
dhe ndalon aktivizimin
aksidental të ventilatorit për
30 sekondat e pasuese.
Caktimi manual i shpejtësisë së
ventilatorit
Funksionin mund ta përdorni edhe
manualisht. Për ta bërë këtë prekni
kur pianura është e ndezur. Ky veprim
çaktivizon funksionimin automatik të
funksionit dhe ju mundëson ndryshimin e
shpejtësisë së ventilimit në mënyrë
manuale. Kur shtypni
, vlera e
shpejtësisë së ventilatorit rritet me një.
Nëse, pasi të keni arritur një nivel të
lartë, shtypni sërish , shpejtësinë e
ventilatorit e caktoni në 0, gjë e cila
çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për të
rinisur ventilatorin me shpejtësi ventilimi
1, prekni .
Për të aktivizuar
funksionimin automatik të
funksionit, çaktivizoni dhe
aktivizoni sërish pianurën.
Aktivizimi i dritës
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë
dritën automatikisht sa herë që ndizni
pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni
modalitetin automatik në H1 – H6.
Drita mbi aspirator
çaktivizohet 2 minuta pas
çaktivizimit të pianurës.
5. SIPËRFAQE GATIMI FLEKSIBËL ME INDUKSION
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Funksioni FlexiBridge
Zona e gatimit fleksibël me induksion
përbëhet nga katër pjesë. Pjesët mund të
kombinohen në dy zona gatimi me
përmasa të ndryshme, ose në një zonë
të madhe gatimi. Ju zgjidhni kombinimin
e pjesëve duke zgjedhur modalitetin e
aplikueshëm për përmasën e enëve të
gatimit që dëshironi të përdorni. Ka tre
modalitete: "Standard" (e aktivizuar
automatikisht kur aktivizoni pianurën),
"Big Bridge" dhe "Max Bridge".
Për të vendosur cilësimin e
nxehtësisë përdorni dy
shiritat e kontrollit në të
majtë.
Kalimi mes modaliteteve
Për të kaluar mes modaliteteve, përdorni
fushën me sensor: .
Kur kaloni mes modaliteteve,
cilësimi i nxehtësisë
vendoset sërish në 0.
Diametri dhe pozicioni i enëve
Zgjidhni modalitetin që i aplikohet ne
madhësisë dhe formën e enës se
gatimit . Ena duhet të mbulojë zonën e
zgjedhur sa më shumë të jetë e mundur.
Vendosni enën në qendër te zonës se
përzgjedhur!
Vendosni enën me diametër të poshtëm
më të vogël se 160 mm në qendër në një
pjesë njëshe.
SHQIP 13
Seitenansicht 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 55 56

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare