AEG HG654550SM Bedienungsanleitung Seite 14

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 40
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 13
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Enët e gatimit
KUJDES!
Mos përdorni tiganë prej
gize, enë argjile ose balte,
pllaka skare ose pllaka
thekëse. Inoksi mund të
humbasë shkëlqimin nëse
tejnxehet shumë.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni të njëjtin tigan
mbi dy vatra.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni mbi vatër
tenxhere që nuk qëndrojnë
mirë ose janë të dëmtuara
për të parandaluar derdhjen
dhe lëndimet.
KUJDES!
Sigurohuni që fundet e
tenxhereve të mos
qëndrojnë shumë afër me
çelësin e kontrollit, ndryshe
flaka nxeh çelësin e
kontrollit.
KUJDES!
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos
qëndrojnë mbi pjesën e
përparme të sipërfaqes së
vatrës.
KUJDES!
Sigurohuni që tenxheret të
jenë vendosur në qendër
mbi vatër, për të përfituar
stabilitet maksimal dhe
konsumin më të ulët të gazit.
6.2 Diametrat e enëve të
gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri
i të cilave korrespondon me
përmasat e vatrave.
Vatra Diametri i enës
së gatimit
(mm)
Kurora e shumëfishtë 180 - 260
Gjysmë e shpejtë 120 - 240
Ndihmëse 80 - 180
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e vatrës.
Çelik inoks
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
Për të hequr ushqimin e djegur,
yndyrën dhe njollat e vështira, lërini të
njomen për pak minuta në një sasi të
vogël detergjenti të butë përpara
pastrimit.
Përdorni produkte pastrimi të
projektuara posaçërisht për pastrimin
e inoksit me qëllim që të mbrohen
sipërfaqet e çelikut.
Mos përdorni produkte pastrimi që
përmbajnë kimikate gërryese të tilla si
kloruret, mos pastroni sipërfaqe me
dezinfektues, heqës njollash apo
ndryshku dhe pastrues me zhytje.
www.aeg.com14
Seitenansicht 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 39 40

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare