Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet
si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm.
Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe
ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
- Lexoni udhëzimet e dhëna.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të
përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ky duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
SHQIP 3
Kommentare zu diesen Handbüchern