
• Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
• Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8
MPa)
• Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
• Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të tubave. Pajisjet e
vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
• Ruajini bulonat e transportit. Kur ta
lëvizni pajisjen sërish duhet ta bllokoni
kazanin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Mos e instaloni ose mor e përdorni
pajisjen në vende ku temperatura
është më e ulët se 0 °C ose atje ku
është e ekspozuar ndaj kushteve
atmosferike.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe tapetit të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
ushqimit të pajisjes duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Shërbimi ynë i Klientit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
4
www.aeg.com
Kommentare zu diesen Handbüchern