
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja
ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje
për problemin (referojuni tabelës). Nëse
nuk e gjeni, kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Për disa keqfunksionime, dëgjohen
sinjalet akustike dhe ekrani tregon një
kod alarmi:
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë.
•
- Pajisja nuk e shkarkon ujin.
•
- Dera e pajisjes është e hapur
ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi
kontrolloni derën!
•
- Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa furnizimi
me rrymë të bëhet i qëndrueshëm.
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen para se të
kryeni kontrollet.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon
punën.
Sigurohuni që spina të jetë në prizë.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë asnjë
siguresë të prishur.
Sigurohuni që butoni Nis/Ndërprit të jetë shtypur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin
ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse
është i ndezur.
Pajisja nuk mbushet
me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i dobët. Për këtë informacion, kontaktoni
autoritetet lokale të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në zorrën hyrëse dhe filtri i valvulës
të mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Sigurohuni që zorra hyrëse të mos jetë e përdredhur
ose e harkuar.
Sigurohuni që lidhja e zorrës së hyrjes së ujit të jetë e
saktë.
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
Sigurohuni që pileta e lavamanit të mos jetë e bllokuar.
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e
përdredhur ose e harkuar.
Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar.
Nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni
kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
20
www.aeg.com
Kommentare zu diesen Handbüchern