
Ky opsion çaktivizon lëshimin e kripës
dhe të shpëlarësit nga kutitë përkatëse.
Treguesi i kripës dhe i shpëlarësit nuk
ndizen.
Me përdorimin e këtij opsioni mund të
rritet kohëzgjatja e programit.
Aktivizimi i Multitab
Shtypni Option derisa treguesi të
ndizet.
Si të veproni nëse dëshironi
të ndaloni përdorimin e
tabletave të shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
fazë shpëlarjeje. Mos shtoni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
7.2 ÖKO PLUS
Ky opsion ul temperaturën e fazës së
fundit të shpëlarjes dhe si rrjedhojë edhe
konsumin e energjisë (rreth -25%).
Enët mund të jenë ende të lagura pasi të
ketë mbaruar programi.
Kohëzgjatja e programit do të jetë më e
shkurtër.
Aktivizimi i ÖKO PLUS
Shtypni Option derisa treguesi të
ndizet.
Nëse opsioni nuk përdoret me
programin, treguesi përkatës nuk ndizet
ose pulson shpejt për disa sekonda dhe
më pas fiket.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit
nga ujësjellësi. Nëse jo, përshtatni
nivelin e zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni kutinë e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
www.aeg.com12
Kommentare zu diesen Handbüchern