• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.
PARALAJMËRIM!
Tension i rrezikshëm.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
mbyllni menjëherë rubinetin e ujit dhe
shkëputni spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zëvendësimin e tubit
të hyrjes së ujit.
2.4 Përdorimi
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
• Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
• Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në punë.
• Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
SHQIP 5
Kommentare zu diesen Handbüchern