AEG BPK642120M Kochbuch Seite 5

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 8
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 4
Ndajeni brumin në copa, krijoni simitet
dhe vendosini në tavën e pjekjes të lyer
me yndyrë ose në një tavë pastiçerie
(pjesë shtesë e veçantë). Simitet lërini të
vijnë sërish për rreth 25 minuta.
Para pjekjes pritini simitet nga lart në
formë kryqi. Nëse dëshironi spërkatni me
kumel, fara lulëkuqesh ose fara susami.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.13 Bukë fshati
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
250 ml ujë
250 ml qumësht
Tjetër:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Vëreni miellin e grurit, miellin e thekrës,
kripën dhe majanë e thatë të birrës në
një tas të madh.
Përzieni ujin, qumështin dhe kripën dhe
shtojeni përzierjen te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë të
punueshme brumi. Lëreni brumin që të
vijë derisa të dyfishojë vëllimin.
Jepini brumit formën e një buke të gjatë
dhe vendoseni në tavën e pjekjes, e cila
është lyer me yndyrë ose është mbuluar
me letër gatimi.
Lëreni bukën sërish të vijë edhe një herë
sa gjysma e vëllimit. Përpara se ta piqni
lyejeni brumin me pak miell.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.14 Ardhja e brumit
Këtë funksion automatik mund ta
përdorni me të gjitha recetat që kërkojnë
brumë të ardhur. Krijon një atmosferë të
përshtatshme për ardhje brumi.
Vendoseni brumin në një pjatë të
mjaftueshme për ardhje dhe mbulojeni
atë me një peshqir të lagur ose qese
plastike. Futni një raft rrjetë në pozicionin
një të raftit dhe vëreni enën mbi të.
Mbyllni derën e furrës dhe cilësoni
funksionin e ardhjes së brumit. Cilësoni
kohën e nevojshme.
Pozicioni i raftit: 2
1.15 Patate gratin
Përbërësit:
1000 g patate
nga 1 lugë çaji kripë, piper dhe arrë
moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
200 ml qumësht
200 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla,
thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe
erëza.
Fërkoni me një thelb hudhër enën
zjarrduruese të pjekjes dhe më pas
lyejeni me pak gjalpë.
Gjysmën e fetave të patateve me erëza
shpërndajini në enë, dhe më pas shtroni
pak djathë të grirë mbi to. Shtroni mbi
djathin pjesën e mbetur të fetave të
patateve dhe shpërndani përsëri mbi to
pjesën e mbetur të djathit të grirë.
Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe
rriheni së bashku me qumështin dhe
ajkën. Hidhni mbi patate masën e
përgatitur dhe pastaj shpërndani në copa
pjesën e mbetur të gjalpit në sipërfaqe.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.16 Lazanja
Përbërësit për salcën me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
1 qepë
1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë
100 ml lëng mishi
1 kuti e vogël konserve domatesh të
grira (rreth 400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit për salcën beshamel:
SHQIP 5
Seitenansicht 4
1 2 3 4 5 6 7 8

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare